Flash

FOTO/ Presidenti slloven habitet nga truproja që e ndiqte në Tiranë

Lapsi.al 9 May 2019
FOTO/ Presidenti slloven habitet nga truproja që e ndiqte në

Presidenti slloven Barut Pahor i cili erdhi në Tiranë për samitin e Brdo-Brijunit nuk e ka lënë vrapin pas dore edhe pse ndodhej larg vendit të tij. Ai kishte dalë për vrap nga kodrat e Liqenit Artificial ku ka postuar edhe një foto në Instagram. Por kreut të shtetit slloven i ka bërë përshtypje truproja shqiptar që e shoqëronte i veshur me kostum.

“Le të hyjmë në Tiranë. Në vend të drekës, vrapojmë. Por roja shqiptare e sigurisë është i veshur me kostum dhe po vrapon së bashku me ne” shkruan Barut Pahor. Unë i them: “Më falni zotëri, por ju do të vraponi 15 km i veshur kështu?” 

Ai përgjigjet: “Nuk ka asnjë problem zoti President, pasi unë jam i veshur sportiv, nuk kam një kravatë”. Presidenti Pahor tregon se më pas truproja ka marrë një biçikletë për ta ndjekur nga pas. “Tashmë po kthehemi në hotel dhe do ta pyes nëse gjithçka është në rregull. “Po, goxha vrapim”, - thotë ai.

Të këshilluara

Dhjetë qyfyre për Ram(Rr)ushin

Shumë qytetarë shqiptarë kanë mbetur të shtangur nga shprehja që përdori Haradinaj ndaj Ramës në samitin e Berlinit, në sy të udhëheqësve Ballkanikë, Merkelit d...

18:08

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

4°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI