Flash

Dhjetë qyfyre për Ram(Rr)ushin

Lapsi.al 4 May 2019
Dhjetë qyfyre për Ram(Rr)ushin

Shumë qytetarë shqiptarë kanë mbetur të shtangur nga shprehja që përdori Haradinaj ndaj Ramës në samitin e Berlinit, në sy të udhëheqësve Ballkanikë, Merkelit dhe Makronit. Lapsi.al ka vendosur të mbajë një qëndrim "kritik" ndaj këtij skandali që kishte në qendër Ramën, rrushin dhe Ramushin.

1-Ramush Haradinaj është një frikacak që ndërsa Rama i bënte presion në gjuhë të huaj, ai ia ktheu në mënyrë jo burrërore në shqip: “A ma ha rrushin”. Po të kishte B… Ramushi duhet t’ia kthente në të njëjtën gjuhë.

2-Paburrëria e dytë e Haradinajt është se ai duhet të gjente një shprehje më të përshtatshme për të derdhur inatin ndaj kryeminstrit tonë, sidomos kur është në dijeni të thashethemeve që kanë qarkulluar për preferencat seksuale të Ramës.

3-Me që jemi këtu Ramushi nuk duhet të bënte aluzione të tilla as në sy të presidentit Macron, sidomos pas skandalit që ka shpërthyer në Francë me ish-bodigardin e tij, djalin e ri, Benalla.

4- Po ta kursente edhe Merkelin që është një femër në moshë do të qe treguar tejet më i kujdesshëm.

5- Por meqë Ramushi pas presioneve të shumta të Ramës për ta hequr taksën 100% vendosi t'i kthehej fort homologut të tij shqiptar, që donte të dilte për vete i mirë në sy të Merkelit dhe Makronit, le të bëhej trim dhe të thoshte shprehjen e plotë. Shqipja nuk ka frazë “ma ha rrushin”. Ajo e përdor në trajtë më vulgare. Prandaj fakti që Haradinaj edhe vendosi të shajë vënçe dhe u mundua ta transformojë termin ku bie theksi kuptimor i fjalisë, e nxjerr atë të dyzuar dhe jo të vendosur.

6-Edhe Rama nuk është treguar aspak dinjitoz, se përballë atij apeli me konotacion të fortë, ai ose mund të kishte pranuar ofertën, ose mund të kishte refuzuar. Por jo të zgjidhte një rrugë të tretë duke i kthyer menjëherë Ramushit shpinën dhe nënshpinën.

7- Detyrën e tij si diplomat nuk e kreu as Gent Cakaj, i cili duhet të ndërhynte aty për aty për t'i thënë kryeministres serbe, Ana Bërnbiç që është një homoseksuale e shpallur: “e shikoni sa vulgarë janë meshkujt, keni bërë mirë që keni hequr dorë prej tyre”. Kështu së paku do na kishte kurser shprehjen se liderët shqiptarë ndryshe flasin në salla të mbyllura dhe ndryshe në publik.

8- Në sy ra edhe reagimi i Elisa Spiropalit, e cila pas takimit, gjatë një inteviste në ABC e quajti Ramushin të paburrë. Nënkuptimi qe i qartë. Haradinaj edhe e lëshoi frazën dhe nuk nxorri gjë në mexhlis.

9- Më i çuditshëm qe reagimi i presidentit Thaçi që gjatë gjithë incidentit as nuk e hapi gojën. Me sa duket si luftëtar i vjetër ai i qëndron besnik shprehjes: Kur del palla, mbaron fjala.

10-Duke qenë se kërcënimi i Haradinajt mbeti vetëm në kuadrin  e fjalëve dhe nuk u krye asnjë akt, drejtuesit e samitit vendosën që në takimin e dytë në 1 korrik në Paris, Edi Rama të përjashtohet nga fomati që e keqja të mos konsumohet deri në fund.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI