Flash

Borë në zonat malore, probleme në qarkun Dibër

Lapsi.al 7 May 2019
Borë në zonat malore, probleme në qarkun Dibër

Muaji maj ka filluar me temperatura të ulëta të shoqëruara me reshje të dendura shiu. Ndërsa në zonat malore, vendin e shiut e kanë zënë reshjet e dëborës.

Kështu në qarkun e Dibrës , në zonat malore mbi 800 metra mbi nivelin e detit, reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në kulturat bujqësore, por nuk raportohen vështirësi në qarkullimin e makinave.

Në disa fshatra të njësisë Lurë në qarkun e Dibrës sipas banorëve ka rënë 5 cm borë dhe kjo ka shkaktuar probleme të theksuara në të mbjella.

Po kështu reshjet e dëborës kanë shkaktuar dëme edhe në disa zona të tjera të thella malore, konkretisht në Selishtë, Kala e Dodës dhe në Arras.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI