Flash

E FORTE/ Arben Malaj kundër Erion Veliajt: Arrogant që qeveris me gjoba

Lapsi.al 6 May 2019
E FORTE/ Arben Malaj kundër Erion Veliajt: Arrogant që qeveris me

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. I ftuar në emisionin A-Show në News 24 ai tha se socialistët tashmë po qeverisin me arrogancë. Për këtë ai solli si shembull, kryebashkiakun e Tiranës që sipas tij drejton pa zemër.

“Është rritur arroganca e qeverisjes ndaj shqiptarëve. Rritja e arrogancës fillon nga Bashkia e Tiranës. Kam kundërshtuar moslejimin e shitësve në rrugë. Nuk po flas për qumështin, por si mund të sillesh me arrogancë për atë që nxjerr dy tufa presh, një arkë domate, disa qepë për të blerë një palë këpucë, për të dërguar djalin në shkollë apo për të shkuar diku.

Ne qeverisim me gjoba, jo me zemër. Dhe pastaj harxhon mijëra orë në TV duke mbjellë pemë për të përmirësuar imazhin. I gatshëm të përballem me Veliajn për këto çështje. Nuk kthehem në politikë nëpërmjet kësaj PS-je. PS e vërtetë janë njerëzit e thjeshtë, jo ato që vodhën pushtetin” – u shpreh Malaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI