Flash

Gazetarja e VOA zbulon detaje nga takimi: Pompeo dhe Merkel do flasin për Ballkanin

Lapsi.al 6 May 2019
Gazetarja e VOA zbulon detaje nga takimi: Pompeo dhe Merkel do flasin për

Gazetarja e Zërit të Amerikës, Keida Kostreci ka folur për emisionin “A show” në News24 për takimin e sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo me kancelaren gjermane Angela Merkel që pritet të zhvillohet të martën.

Duke komentuar samitin e Berlinit, Kostreci tha se nuk ka pasur qëndrim zyrtar nga Uashingtoni por se një nga temat e takimit të nesërm do të jetë Ballkani duke përfshirë edhe çështjen e Kosovës.

“Në të vërtetë nuk ka pasur ndonjë qëndrim zyrtar. Ekspertët kanë shprehur disa qëndrime për samitin. Ka një dakordësi që nuk iu arrit ndonjë gjë dhe nuk u pa ndonjë rezultat për vazhdueshmërinë e bisedimeve. Është mirë të presim deri nesër kur Pompeo do takohet me Merkel dhe një nga temat është dhe Ballkani.

Qëndrimi kundër taksës dhe nxitja për rihapjen e negociatave. Ky ishte një proces i drejtuar nga Merkel dhe Macron e ndoshta nga nesër mund të presim një qëndrim nga SHBA, Pompeo”, - tha Kostreci.

E pyetur për një mospërputhje deklaratash nga zyrtarët amerikanë për çështjen e taksës, gazetarja e VOA-s tha se të gjithë janë shprehur kundër taksës.

“Nuk ka dalë ndonjë informacion se çfarë pritet nesër. Që ka pasur një angazhim të SHBA-ve në këto diskutime bëhet e qartë nga deklaratat e muajve të fundit. Bolton ka folur, Presidenti Trump dërgoi një letër. Ashtu si zyrtarët e lartë të SHBA kanë bërë thirrje për heqjen e taksës të njëjtën thirrje ka bërë edhe ambasadori i SHBA në Kosovë. Pra, nuk ka ndonjë mospërputhje.

Sa i përket procesit të Berlinit, është një proces europian. Kosova ka kërkuar një rol nga SHBA dhe kjo është e kuptueshme nga roli që ka luajtur SHBA.

Do ta shikoja angazhimin amerikan të nevojshëm, por do të thosha se ka gjëra të tjera që mund të ndërhyjnë në intensitetin e përpjekjeve të Uashingtonit”, tha Kosteci./marrë nga Balkanweb

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI