Flash

Dështimi sistematik me hapjen e negociatave, Rama: Ne i bëmë detyrat e shtëpisë...

Lapsi.al 6 May 2019
Dështimi sistematik me hapjen e negociatave, Rama: Ne i bëmë

Kryeministri i vendit Edi Rama duke folur në “Javën e Europës” deklaroi se BE ka një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e rolit të shtetit. Rama u shpreh ndër të tjera se Komisioni Europian në Tiranë, pas një pune të rëndësishme, dha shenjën pozitive për hapje të negociatave, e kjo do të thotë se Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë.

“BE ka një rol të rëndësishëm në forcimin e rolit të shtetit. Rruga për të shkuar në BE është shumë më e rëndësishme se mbërritja. Kjo sepse sa më shumë hapa bëjmë për në BE, aq më shumë e forcojmë shtetin ligjor. Ne në Tiranë nuk punojmë vetëm për atë që na thotë Berlini a Brukseli dhe Parisi, por punojmë për një Shqipëri më të mirë nesër, për t’iu lënë fëmijëve tanë një vend sa më të begatë.

Sa i përket negociatave, Komisioni Europian në Tiranë pas një pune të gjatë dhe të saktë për realitetin këtu, duke dokumentuar situatën me racionalitet, u shpreh pro rekomandimit për hapje të negociatave me Shqipërinë. Dhe kur KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë, kjo do të thotë as më pak e as më shumë se ne kemi bërë detyrat e shtëpisë”, tha Rama.

Të këshilluara

Gruevski mund t'i shpëtojë burgut

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, i cili ndodhet aktualisht në azil politik në Hungari, mund të shpëtojë prej dënimit me burg. Sipas Al...

16:49

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI