Flash

Oficerja shqiptare u vra në Letoni, flasin familjarët: E mësuam nga mediat

Lapsi.al 6 May 2019
Oficerja shqiptare u vra në Letoni, flasin familjarët: E mësuam

Zarife Hasanaj, oficerja 32-vjeçare e cila sot humbi jetën në bazën ushtarake të NATO-s në Letoni, duke tentuar të çmontojë një minë, ishte me origjinë nga Tropoja, por banonte me familjen e saj në Babrru të Tiranës së bashku me dy prindërit dhe vëllanë, ndërsa dy motrat e tjera jetojnë jashtë vendit. Mësohet se ajo do të kthehej në Shqipëri në muajin qershor, pasi i përfundonte edhe misioni.

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarët e saj kanë çelur dyert e mortit. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Adem Osmanaj, i afërm i viktimës, është shprehur se lajmin tragjik e kanë mësuar nga mediat.

Sot në banesë ndodhej vetëm nëna dhe vëllai i 32-vjeçares, të cilët nuk kanë mundur të flasin asnjë fjalë, ndërsa ndodhen në gjendje shoku pas tragjedisë që ka prekur familjen e tyre. I ati i oficeres ende nuk është njoftuar për humbjen e të bijës, pasi ndodhej në një ceremoni mortore në Tropojë dhe ishte duke u kthyer për në banesë, në Tiranë.

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi paraditen e kësaj të hëne se e reja kishte humbur jetën pas plagëve të marra nga shpërthimi i një mine të cilën ishte duke e pastruar. Të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, pjesë e grupit të FA, njëri prej të cilëve mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Të këshilluara

FNSH operacion të befasishëm në Sarandë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë një operacion të befasishëm në këto momente në qytetin e Sarandës. Në operacion janë përfshirë edhe forcat e pol...

13:46

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI