Flash

Gjykata lë në burg të 'fortin' e Shkodrës, u arrestua dy ditë më parë në Tiranë

Lapsi.al 6 May 2019
Gjykata lë në burg të 'fortin' e Shkodrës, u

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Barush Bregun dhe bashkëpunëtorin e tij Bajram Çekorja. i cili u arrestua në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Në seancën që ka zgjatur vetëm 15 minuta Bregu nuk ka pranuar të flasë përpara togave të zeza.

FNSH dhe RENEA gjatë një aksioni të zhvilluar në Komunën e Parisit në Tiranë kanë vënë në pranga dy persona, njëri prej të cilëve pjesë e një grupui kriminal në Shkodër.

Policia e Shtetit në një njoftim zyrtar sqaron se në kuadër të operacioni "Kompleski" u arrestua Barush Bregu, 33 vjeç, lindur në Shkodër dhe shtetasi B. Ç. 21 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

33-vjeçari Bregu, i cili jetonte në një banesë të marrë me qira në lagjen "Komuna e Parisit" në Tiranë ishte dënuar me 4 vite burg për kultivim droge.

"Ky shtetas është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie "Arrest në burg", për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia, në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Gjithashtu ky shtetas është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “Trafikim të lëndëve narkotike", thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

FNSH operacion të befasishëm në Sarandë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë një operacion të befasishëm në këto momente në qytetin e Sarandës. Në operacion janë përfshirë edhe forcat e pol...

13:46

IKMT shemb 40 ndërtesa në Shëngjin

INUV i Bashkisë së Lezhës dhe Policia e Shtetit, kanë nisur aksionin ndaj ndërtesave pranë bregut të detit në Shëngjin. Sipas burimeve paraprake mësohet se do t...

12:44

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI