Flash

FMN përmbyll misionin në Tiranë: Ngadalësohet rritja ekonomike...

Lapsi.al 6 May 2019
FMN përmbyll misionin në Tiranë: Ngadalësohet rritja

Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jan Kess Martijn në konferencën e përbashkët me kreun e BSH-së, Gent Sejko dhe ministren e Financave, Anila Denaj foli qartë dhe rekomandoi një sërë masash për Shqipërinë.

Në përmbyllje të misionit të radhës në Shqipëri, ai tha se këtë vit rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në 3,5%, ndërsa inflacioni do vijojë të jetë nën objektivin e parashikuar prej 3%.

“Në periudhën nga 25 prilli deri sot që flasim FMN ka monitoruar Shqipërinë. Këto diskutime u fokusuan tek pikat e dobëta dhe tek risqet. Rritja ekonomike e saj pritet të ngadalësohet me 3,5% këtë vit për shkak të uljes së prodhimit të energjisë elektrike. Fillimi i qëndrueshëm varet edhe nga përmirësimi në fushën e ligjit dhe treguesve të korrupsionit. Inflacioni do të jetë nën objektivin e parashikuar prej 3%. Deficiti fiskal ka rënë në 2018, por pritet të rritet gjatë 2019. Borxhi publik mbetet i lartë në nivelin 69,9% dhe pritet të zbresë në 69,3% në fund të këtij viti”,- tha Martijn.

Ajo që këshilloi i dërguari i FMN-së, ishte kufizimi i risqeve fiskale dhe shlyerja e detyrimeve të prapambetura, TVSH-së në afat nga ana e qeverisë. Një gjë e tillë sipas tij, do i jepte frymëmarrje bizneseve.

“Duke u mbështetur në reformat e ndërmarra ne rekomandojmë kufizimin e risqeve fiskale. Specifikisht rekomandojmë që të bëhet një korrigjim i masave që fragmentizojnë bizneset. Shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj tyre është e mirëpritur. Nevojitet veprim i menjëhershëm, që të lahen detyrimet e prapambetura pasi cënojnë bizneset. Rimbursoni TVSH në afat, madje sa më shpejt të jetë e mundur. Të përmirësohet emëtimi i borxhit publik”, tha ai.

Ndër të tjera Martijn shtoi se, Shqipëria është e ekspozuar ndaj rritjes së risqeve të BE.

Nga ana e saj, ministrja Denaj tha se MF-ja ka si objektiv të sajin uljen e detyrimeve të prapambetura.

Kurse Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko u shpreh se ekuilibrat e ekonomisë janë duke u përmirësuar. “Gjatë 2018 është forcuar stimuli monetar. Ka pasur rrije konsumi dhe investimi. Presim kthimin e inflacionit në objektiv”,- vijoi ai.

Të këshilluara

FNSH operacion të befasishëm në Sarandë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë një operacion të befasishëm në këto momente në qytetin e Sarandës. Në operacion janë përfshirë edhe forcat e pol...

13:46

IKMT shemb 40 ndërtesa në Shëngjin

INUV i Bashkisë së Lezhës dhe Policia e Shtetit, kanë nisur aksionin ndaj ndërtesave pranë bregut të detit në Shëngjin. Sipas burimeve paraprake mësohet se do t...

12:44

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI