Flash

Soreca prezanton sondazhin: 93% e shqiptarëve duan integrimin në BE

Lapsi.al 6 May 2019
Soreca prezanton sondazhin: 93% e shqiptarëve duan integrimin në BE

Nga një sondazh i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë rezulton se 93% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Gjetjet e sondazhit u prezantuan këtë të hënë nga ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca në kuadër të hapjes së Javës Evropiane.

Soreca, në fjalën e tij theksoi se shqiptarët e duan BE-në dhe se sipas tij fokusi i Bashkimit Evropian në Shqipëri është e ardhmja e vendit, rinia. “Synimi ynë është të zbatojmë reformat e plota. Rinia është e ardhmja e vendit, delegacioni i BE u organizua për të krijuar hapësirën për dialog, në shkolla të mesme e universitete. Çdo takim që kemi bërë ka qenë me shkëmbime dhe zbulime”, tha Soreca.

Sipas sondazhit të publikuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, mbështetja e qytetarëve shqiptarë ndaj BE-së që në vitin 2014 ka qenë në rritje. Sipas sondazhit, qytetarët shqiptarë kanë një opinion pozitiv për mënyrën se si e trajton BE-ja Shqipërinë dhe sipas tyre kushtet e caktuara nga BE-ja për Shqipërinë janë të mira.

I pranishëm në hapjen e Javës Evropiane, ministri i komanduar për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u shpreh se Europa është gjendja e natyrshme shqiptare. “Karakteri evropian i Shqipërisë nuk përcaktohet prej organizimeve kalendarike, por nga përvoja e saj historike, përmbajtja e patjetërsueshme kulturore dhe ambicia e saj madhore politike”, theksoi ai.

“Kjo javë është përkujtim për Evropën dhe BE-në në veçanti. Është java e mendimit të Evropës me Shqipërinë si pjesë integrale e saj dhe i mendimit të BE-së me Shqipërinë, që një ditë do të bëhet pjesë e saj. Angazhimi ynë për Evropën është pjesë pashkëputshme e kulturës tonë ditore”, deklaroi Cakaj.

Cakaj nënvizoi më tej se “Hapja e negociatave nuk do të jetë kurorëzim i ndryshimeve që ne duam, por një mundësi shtesë për të arritur atë që duam”. “Ne jemi një shoqëri që më shumë se 90 për qind e mbështesim integrimin në BE. Ky nuk është një stacion politik por një detyrim ndërkombëtar”, theksoi më tej ai.

Të këshilluara

FNSH operacion të befasishëm në Sarandë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë një operacion të befasishëm në këto momente në qytetin e Sarandës. Në operacion janë përfshirë edhe forcat e pol...

13:46

IKMT shemb 40 ndërtesa në Shëngjin

INUV i Bashkisë së Lezhës dhe Policia e Shtetit, kanë nisur aksionin ndaj ndërtesave pranë bregut të detit në Shëngjin. Sipas burimeve paraprake mësohet se do t...

12:44

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI