Flash

VIDEO/ Shumë njerëz vdiqën në avion sepse disa donin të shpëtonin çantat

Lapsi.al 6 May 2019
VIDEO/ Shumë njerëz vdiqën në avion sepse disa donin të

41 persona humbën jetën nga shpërthimi i një avioni në një nga aeroportet kryesore të Moskës. Ka dyshime se pasagjerët e pjesës së parë të avionit kanë ndikuar që bilanci të rritet për shkak se nxituan të marrin çantat e tyre, në vend që të vraponin për të hapur rrugë për të tjerët.

Mes 41 viktimave ishin edhe dy fëmijë. Sipas dëshmive të të mbijetuarve, në avion ishin 12 sedilje në business class, por të gjithë pasagjerët në radhët e para më shumë kujdeseshin për të marrë çantat e dorës, ato të shpinës dhe materialet personale, në vend që të bënin rrugë për evakuimin.

Hetimet për ngjarjen e rëndë po vazhdojnë, ndërsa teoria e parë është se goditja nga rrufeja është shkak për incidentin. Nuk përjashtohet mundësia që pilotët të mos kenë pasur kualifikimin e duhur, por edhe që pajisjet të mos kenë funksionuar.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI