Flash

Berisha: 200 anëtarë të LDK u vranë pas luftës, Thaçi të shkojë në Hagë

Lapsi.al 6 May 2019
Berisha: 200 anëtarë të LDK u vranë pas luftës,

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat ndaj Presidentit Hashim Thaçi si argat i Beogradit. Në emisionin “360 gradë”, Berisha tha se Thaçi duhet të shkojë në Hagë për t’u pastruar, para se të merret me çështjen e negociatave me Kosovën, ndërsa shtoi se janë 200 anëtarë dhe drejtues të LDK-së të ekzekutuar pas lufte.

“Hashim Thaçi është një peng i dosjes së tij të Beogradit dhe po t’i ketë ngelur qoftë edhe një gram dinjitet nuk merret kurrë me çështjen e negociatave me Kosovën pa shkuar në Hagë, pa u pastruar. Unë nuk di të ketë kryer asnjë krim. Raportin e Dik Martin unë e kam kundërshtuar, por nuk e kanë kundërshtuar ata që ngritën gjykatën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Raporti është i bazuar në dosjet e Prokurorit të Beogradit. Janë 200 anëtarë dhe drejtues të LDK të ekzekutuar pas lufte. Janë 200 dhe jo 1, nga drejtues kryesorë, gazetarë e anëtarë të thjeshtë. Ky është numri i saktë. Ky (Thaçi) duhet të shkojë atje të pastrohet, unë nuk di të ketë kryer asnjë krim, por gjykata është ngritur për raportin Dik Marti. Këtë e di se kam qenë kryeministër kur është ngritur gjykata. “Argati” mbrapa donte ta anulonte, gjë që nuk bëhet kurrë, prandaj nuk i them unë, i thotë vetes ai që është “argat” - tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI