Flash

Shtyhet sërish gjyqi në Apel ndaj Emiljano Shullazit

Lapsi.al 2 May 2019
Shtyhet sërish gjyqi në Apel ndaj Emiljano Shullazit

Shtyhet për të disatën herë seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë pjesë e bandës së tij në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.

Shkak për këtë është bërë mosformimi i trupit gjykues. Më herët mbrojtja e Shullazit dhe Zelës kanë bërë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares dhe gjatë ditës së sotme kërkesa është pranuar.

Më tej, Gjykata Apelit për Krime të Rënda do ti drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për të plotësuar trupin gjykues.

Me ndryshimin e trupës gjykuese procesi fillon nga fillimi dhe nuk merren për bazë vendimet e marra në seancat e mëparshme gjyqësore.

Me kërkesë të prokurorit të çështjes, Isa Jata, është bërë pezullimi i afateve të paraburgimit për të pandehurin Gilmando Dani.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.

Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

Grupi u shpall i pafajshëm për akuzën e kërcënimit ndaj rektorit të UT.

Të këshilluara

Lezhë, humb jetën një peshkatar

Një ngjarjë e rëndnë ka ndodhur në Lezhë gjatë mesditës së sotme. Një peshkatar 37 vjeçar, banues në fshatin Balldren, ka humbur jetën gjatë peshkimit. Vi...

14:21

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI