Flash

“Kalë, fshatar...”/ Skandal seksual në zyrën e gjykatësit. Del VIDEO e bashkëpunëtores që e shantazhonte

Lapsi.al 24 April 2019
“Kalë, fshatar...”/ Skandal seksual në zyrën e

Biseda për transferime nga vendi i punës dhe një aferë dashurie në zyrën e një gjykatësi të Gjykatës Themelore të Shkupit ka përfshirë opinionin publik në Maqedoninë e Veriut.

Video është filmuar në maj 2017. Në videon 40 minuta duket se si bashkëpunëtorja godet tavolinën e gjykatësit dhe i thotë se bashkëshorten e tij do ta heqë nga detyra e sekretares dhe do ta bëjë mësuese, ndërsa në vend të saj do ta sjellë një vajzë nga Gostivari.

Gjykatësi nuk e mohon paaftësinë e bashkëshortes së tij për vendin ku është, por thotë se largimi i saj nuk mund të bëhet, sepse bashkëshortja e tij ka vendim dhe se do ta padisë atë që e heq nga puna. Këtu bashkëpunëtorja nxehet dhe nis t’i bërtasë gjykatësit.

“Ky është takimi i fundit me mua, pikë! Vëri pikën, sot, këtu! E qartë?! Kjo ishte biseda e fundit me mua. E qartë? Ti do të më padisësh mua?! Unë do ta ndërroj dhe ta shohësh. Ti je i bindur se ajo do të qëndrojë gjithë jetën aty, more kalë, more fshatar! Vetëm kaq të të them unë ty: 99% të punëve nuk ua ke idenë dhe nuk duhet të kesh. Ti më tregon mua se ajo qelbësirë me opinga e meriton! Po prej këtyre nuk bëhet shteti”, - theksoi bashkëpunëtorja profesionale.

Më pas ajo shan dhe ofendon disa herë familjen dhe kombësinë e gjykatësit shqiptar. I thotë se bashkëshortja e tij është me diplomë të blerë, nuk di të lidhë një fjali, por falë partisë është aty ku është.

“E di se çfarë duhet të bëja. Duhet të mos të të tregoja, ta ndërroj dhe të shokoheshin të gjithë në shtëpi. Ti mor, partia jote humbi, shkove në mal dhe qaje. A e sheh sa sa mendjeulët që je, partia jote humbi, shkove në mal dhe qaje”, - tha bashkëpunëtorja profesionale.

Pas disa minutash gjykatësi përpiqet ta qetësojë bashkëpunëtoren me të puthura e përqafime. TV21 thotë se pyeti në Gjykatën Themelore Shkupi 2 se kush po i filmon gjykatësit nëpër zyra.

Zëdhënësja Sanja Tomiq-Velkovski tha se procedura është në proces para organeve kompetente pasi është ngritur padi për filmim të paautorizuar, ndërsa përgjigje konkrete do të japin pasi të kenë marrë përgjigje nga atje.

Video është publikuar nga gazetari Zoran Bozhinovski. Përflitet se kamerën e fshehtë e ka vendosur vetë bashkëpunëtorja profesionale e gjykatësit, për ta shantazhuar dhe për ta mbajtur nën kontroll më tej gjykatësin./TV21

Të këshilluara

I nxehti saharian “pushton” Shqipërinë

I gjithë Ballkani është përfshirë nga rryma ajri me origjinë nga Saharaja të cilat kanë pasur ndikim në vendin tonë duke sjelle rërën sahariane dhe temperatura ...

20:50

Riatdhesohen 36 azilantë shqiptarë

Të tjerë shtetas shqiptarë janë kthyer nga vendet e Bashkimit Europian pasi kanë shkelur kushtet e lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Sipas policisë, në aeropor...

20:28

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI