Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi konfirmoi në një intervistë për ABCNEWS se kjo forcë ka një tjetër dosje që do ta bëjë publike së shpejti që denoncon një tjetër aferë korruptive të qeverisë, por që ka të bëjë edhe me shitblerjen e votës. Bardhi nuk dha shumë detaje, po tha se ajo po verifikohet dhe dokumentohet.
“Konfirmoj që po, kemi informacione të cilat i kemi në përpunim dhe verifikim të mëtejshëm dhe sapo të jenë të gatshme për tu ndarë me opinionin publik sigurisht që do të bëjmë denoncimin përkatës” duke shtuar bëhet fjalë për “ndoshta më të rëndësishme sesa denoncimet që ka bërë deri më sot Partia Demokratike”.
“Po. Ka të bëjë me shitblerjen e votës… Afera korruptive të kësaj qeverisje. Ministra, ish-ministra... Pra ministra në detyrë dhe ish-ministra e gjithë veprimtaria e kësaj qeverie” – tha ndër të tjera Bardhi. ©LAPSI.al