Flash

“LIBRA” pa kryetar në zgjedhje

Lapsi.al 24 April 2019
“LIBRA” pa kryetar në zgjedhje

Partia politike LIBRA do të jetë pjesë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, pavarësisht debateve për drejtuesin e saj. Sekretari organizativ i kësaj partie, Gjergj Prifti tha se LIBRA drejtohet nga një bërthamë individësh, duke nënvizuar se Endri Tafani që krijoi debat në KQZ nuk është kryetar i kësaj force politike.

Partia LIBRA nuk do të regjistrohet në zgjedhje as me emrin e ish- kryetarit Ben Blushi dhe as me Endri Tafanin.

Pas debateve në KQZ ku kjo parti u regjistrua në zgjedhjet vendore, sekretari organizativ, Gjergji Prifti shprehet se LIBRA drejtohet nga një bërthamë organizative.

Gjergj Prifti: Pas dorëheqjes së kryetarit i cili për arsye ligjore dha dorëheqjen, drejtimin e partisë e mori bërthama që është organi më i lartë i partisë. U krijua një grup brenda bërthamës që do të procedojë me punën.Gjykata mori një vendim ku i dha të drejtë LIBRË-s, pra Tafani nuk është kryetar i LIBRA-s.

Prifti nuk përjashtoi mundësinë e krijimit të një koalicioni në votimet e 30 qershorit.

Gjergj Prifti: Padiskutim që LIBRA do të marrë pjesë në zgjedhje, LIBRA është një forcë politike e krijuar për të marrë pjesë në zgjedhje, për tu testuar nga populli shqiptar do apo jo ndryshimin në politikën 28-vjeçare që vazhdon të jetë në ato ritmet e vjetra.

Sa i përket debateve për kryetarin e kësaj force politike, Prifti shton se bërthama ka vendosur të zhvillojë zgjedhje pas procesit të zgjedhjeve vendore./Ora News

 

Të këshilluara

Durrës, gjendet e mbytur në det një grua

Një grua e moshuar është gjetur e mbytur në Durrës. Ngjarja është njoftuar ditën e sotme nga policia lokale. Dyshimet janë që ngjarja të jetë një vetëvrasje. P...

14:35

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI