Flash

Luigi Soreca thërret në takim aleatët e PD-së

Lapsi.al 24 April 2019
Luigi Soreca thërret në takim aleatët e PD-së

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka thirrur në një takim aleatët e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Takimi do të nisë nesër në orën 16:00 pranë zyrave të BE-së në Tiranë, ndërsa në fokus do të jetë situata politike.

“Ditën e nesërme, e enjte 25 prill, ora 16:00, pranë zyrave të delegacionit të BE-së në Tiranë, krerët e LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, do të zhvillojnë një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri z. Luigi Soreca. Takimi ka në fokus situatën politike në vend”-thuhet në njoftim.

Një ditë më parë, partitë aleate të PD-së si LSI-ja, LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, firmosën formimin e koalicionit opozitar, i cili sipas tyre, synon krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

Të këshilluara

Durrës, gjendet e mbytur në det një grua

Një grua e moshuar është gjetur e mbytur në Durrës. Ngjarja është njoftuar ditën e sotme nga policia lokale. Dyshimet janë që ngjarja të jetë një vetëvrasje. P...

14:35

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI