Flash

Deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni: Na është kërkuar formimi i një partie të re

Lapsi.al 24 April 2019
Deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni: Na është kërkuar formimi i

Deputeti i grupit të pavarur në Parlament Ralf Gjoni duke folur për krijimin e partisë "Binjda Demokratike" tha se edhe atyre i është kërkuar formimi i një partie për tu futur në zgjedhje. Sipas tij, nuk është ky synimi i tij dhe deputetëve të tjerë. Gjoni u shpreh se synimi është ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Nëse është regjistruar në gjykatë me mbetet vetëm ti uroj fat të mbarë përfaqësuesve dhe drejtuesve të kësaj partie politike. Personalisht nuk kam prioritet krijimin e partive politike, por është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Po nuk u ndryshua sistemi zgjedhor është e qartë se ne nuk mund të kemi zgjedhje si ato të 2017 apo më parë", tha Gjoni.

I pyetur nëse do të ketë nga grupi i LSI-së një parti të re politike, ai dha këtë përgjigje.

Jo, ne nuk kemi pasur në plan të krijojmë parti politike për tu futur në zgjedhje. Nuk ka qenë ky synimi im as synimi i deputetëve të tjerë pjesëtarë të grupit të pavarur. Synimi ynë i përbashkët është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Pavarësisht se ka pasur inkurajime nga faktorë të caktuar që ne të krijonim një parti për tu futur në zgjedhje. Në këtë moment fokusi ynë mbetet ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Ftoj edhe partitë e opozitës që nuk janë në parlament  të vijnë dhe të bëhen pjesë dhe ta reformojmë këtë dreq sistemi sepse ne kemi dalë nga listat dhe jemi atje për të bashkëpunuar me të gjithë.

Të këshilluara

Vlorë/ 11-vjeçarja vetëvaret në banesë

Një 11-vjeçare është dërguar pa shenja jete prej familjarëve të saj në spitalin e qytetit të Vlorës. Familjarët e të miturës kanë deklaruar në spital se e ki...

12:36

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI