Seanca gjyqësore ndaj dy mjekëve në Elbasan të arrestuar si përgjegjës për vdekjen e një 25-vjeçareje pas lindjes, është shoqëruar me protesta. Në protestë, familjarët e të ndjerës kanë marrë dhe foshnjen e porsalindur, duke kërkuar drejtësi për ngjarjen e rëndë.
“Të mendojnë vetëm një gjë kur të mbushi kjo goca ime 1 vjeç, a do e festoj unë ditëlindjen. A do ia festojmë dot një ditëlindje. Nuk do ia festojmë dot se na kujtohet ngjarja tjetër.”-u shpreh bashkëshorti i të ndjerës.
https://www.youtube.com/watch?v=EWL49bp4Oi8&feature=youtu.be
Janë të paktën 30 familjarë që protestojnë para Gjykatës, ku edhe pritet të merret vendimi për dy mjekët e arrestuar, Nikollaq Thano dhe Mehmet Ibaj.
https://www.youtube.com/watch?v=fpwRpVRDsGI