Flash

Hajdari: Patozit i uroj suksese, por do vazhdoj rrugën time

Lapsi.al 23 April 2019
Hajdari: Patozit i uroj suksese, por do vazhdoj rrugën time

“Zotit Patozi i uroj suksese, por do vazhdoj rrugën time” - tha deputetja Rudina Hajdari, në lidhje me krijimin e partisë së re, "Bindja Demokratike" për të cilën tha se nuk do të jetë pjesë e saj.

“Kam folur hapur me krijuesit, por nuk kam pasur asnjë lloj roli në krijimin e kësaj partie. Lajmet dolën se unë isha shprehur hapur, isha pro mos bojkotimit të zgjedhjeve. Isha pro dhe të formimit të një forumi politik që do përfaqësonin demokratët. PD dhe partitë e tjera kanë zgjedhur një mënyrë anti-kushtetuese dhe jo të përshtatshme të një vendi që kërkon të futet në BE”, - tha Rudina Hajdari.

Sipas saj prioriteti kryesor do jetë grupi parlamentar demokrat.

“Çdo gjë tjetër e shikoj pak të vështirë nuk dua që gjerat të ndodhin shpejt, duhet të jemi të matur. Nuk kam pasur asnjë rol në këtë parti politike”, - theksoi më tej zonja Hajdari, e cila tregoi se ka pasur ftesë nga zoti Patozi. E sa i përket fotos me Astrit Patozin, ajo tha se ishte e bërë disa kohë më parë dhe jo gjatë ditëve të fundit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI