Flash

Vetëvendosje regjistrohet në Tiranë, angazhim për bashkimin kombëtar

Lapsi.al 23 April 2019
Vetëvendosje regjistrohet në Tiranë, angazhim për bashkimin

Lëvizja Vetëvendosje regjistrohet zyrtarisht në Tiranë. Gjykata e Tiranës e ka marrë vendimin javën e kaluar për për ta miratuar regjistrimin e Qendrës “Lëvizja Vetëvendosje" në Shqipëri me statusin e organizatës jo fitimprurëse (OJF).

VV e vlerëson këtë vendim të marrë bazuar mbi ligjet dhe shtetin e së drejtës.

Drejtori  ekzekutiv i “Lëvizja Vetëvendosje” në Shqipëri , Bojken Abazi, thotë se ky akt është vazhdimësi e aktivitetit të VV-së disa vjeçar në Republikën e Shqipërisë, por tashmë në një formë të re.

"Në qëllim dhe motiv, në parim dhe veprim, përmes këtij themelimi ne do të angazhohemi për aspiratën shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar, ashtu siç shprehet edhe në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, bashkë me përpjekjen për një shtet zhvillimor që lufton pabarazitë e mëdha ekonomike qe janë krijuar. Frymëzimi ynë rrjedh edhe nga përfytyrimi i të ardhmes për vendin tonë, si vend që ia mundëson grupeve e shtresave të ndryshme shoqërore dhe individëve shpërthimin e potencialeve të tyre, duke zhvilluar e mbrojtur ekonominë e përbashkët dhe atë individuale me drejtësi, demokraci, transparencë dhe përgjegjësi në vendimmarrje. Përmes kësaj forme të organizimit synojmë të bashkëpunojmë me sa më shumë aktorë të shoqërisë civile, akademikë, qytetarë aktivë dhe ekspertë të fushave të ndryshme anembanë Republikës, të gjithë trojeve si dhe në mërgatë " thuhet në deklaratë.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri do të organizojë inaugurimin në Tiranë për të shënuar fillimin e këtij organizmi të ri, në mes të muajit maj.

Të këshilluara

Soreca takim me Bashën në selinë e PD

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca është duke zhvilluar një takim në selinë e Partisë Demokratike me kreun e kësaj partie, Lulzim Bashën. Kr...

17:27

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI