Flash

Arrestimi i shqiptarit në Itali, reagon Salvini: Asnjë lëshim për terroristët...

Lapsi.al 23 April 2019
Arrestimi i shqiptarit në Itali, reagon Salvini: Asnjë lëshim

Sot Bledar Ibrahimi 28 vjeç është arrestuar nga policia shqiptare, ky një person në kërkim nga autoritetet italiane si i dyshuar për vepra terroriste.

Për këtë arrestim, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar ministry i Brendshëm i Italisë Mateo Salvini. Ndër të tjera ministry falenderon policinë shqiptare për këtë arrestim, ku sipas tij ishte tepër e rëndësishme.

Statusi i Mateo Salvinit:

Bledar Ibrahimi 28 vjeç u arrestua në Shqipëri, pasi kërkohej për terrorizëm ndërkombëtar.

Në shtëpinë e tij në Milano janë gjetur pajisje kompjuterike, gjurmë të kontakteve me fundamentalistët islamikë dhe dokumente e video që lavdëronin xhihadin islamik.

Hetuesit dhe policia jonë ka bërë një punë të shkëlqyer. Gjithashtu falënderoj policinë e Tiranës për punën mjaft të mirë.

Asnjë lëshim ndaj kriminelëve dhe fanatikëve të cilët na sjellin luftë në shtëpinë tonë.

Të këshilluara

Soreca takim me Bashën në selinë e PD

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca është duke zhvilluar një takim në selinë e Partisë Demokratike me kreun e kësaj partie, Lulzim Bashën. Kr...

17:27

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI