Flash

Bindja Demokratike, Patozi zbulon bisedën me Rudina Hajdarin

Lapsi.al 23 April 2019
Bindja Demokratike, Patozi zbulon bisedën me Rudina Hajdarin

Koordinatori i partisë së re Bindja Demokratike, Astrit Patozi, u pyet në emisionin Top Talk nëse Rudina Hajdari kishte qëllim që të bëhej udhëheqësja e kësaj partie të re.  Patozi u përgjigj kështu: “Jo. Bindja Demokratike ka lindur me qëllimin e mirë që të jetë ndryshe nga të gjitha forcat e tjera politike, që të mos jetë parti e liderit. Ndryshe, ne nuk do të ekzistonim fare në tregun e ideve.   Nuk mund të kishim kryetar përpara se të kishim partinë. Ne duam të bëjmë të kundërtën e asaj që bëjnë partitë kryesore”.

Patozi shtoi: “Kam konsideratën më të lartë dhe vlerësimin maksimal për zonjën Hajdari.

Ne mendojmë se e rëndësishme është ideja dhe qëndrimi, jo njeriu. Kemi pasur dakordësi shumë të madhe për nevojën që ka Shqipëria për një politikë të re. Ne e konsiderojmë gabim politik djegien e mandateve.

Kemi shumë qëndrime të përbashkëta, por ky projekt politik ka nevojë për dëshirë dhe çdo njeri bën llogaritë e veta. Zonja Hajdari është e ftuar dhe do të ketë vendin e saj te Bindja Demokratike. Ajo ka qenë frymëzuese e idesë që Shqipëria ka nevojë që forcat politike të shkojnë në zgjedhje”.

Të këshilluara

Soreca takim me Bashën në selinë e PD

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca është duke zhvilluar një takim në selinë e Partisë Demokratike me kreun e kësaj partie, Lulzim Bashën. Kr...

17:27

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI