Flash

Grabitja në Rinas, Berisha ka një tjetër version për të arrestuarit

Lapsi.al 23 April 2019
Grabitja në Rinas, Berisha ka një tjetër version për të

Pas arrestimit të personit të pestë, i dyshuar si autor për grabitjen e miliona eurove në 9 prill 2019, në aeroportin e Rinasit dhe pas njoftimit se i arrestuari Alkond Bengasi pranoi bashkëpunimin me drejtësinë ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se ky është i gjithi skenar i shtetit që pasi vodhi dhe “dogji” paratë kërkon ta mbulojë ngjarjen me koka turku.

Më tej Berisha shkruan se të arrestuarit e tjerë që janë viktima të një farse të turpshme kriminale mbahen në qeli prej tre ditësh pa avokat dhe në terror me shpresën se do të pranojnë akuzat fallso të Alizotit bis.

Reagimi i plotë:

Eureka!

Gjendet Fred Alizoti Bis, Alkond Bengasi!

Te dashur miq, vazhdon perpjekja per te maskuar grabitjen shteterore te shekullit te dt 9 prill ne Rinas. Edvini dhe Vasal Kimiku i tij, badiguardi i Eskobarit dhe narkopolicia, pas njoftimit te Klement Çales “ik, zhduku se na duhet te akuzohesh ne mungese per anetar kryesor te bandes shteterore qe realizoi grabitjen e shekullit madje dhe qe dogji 10 milion eurot e grabitura”, paraqiten sot para publikut si bashkepuntore te drejtesise Alkon Bengasin apo Fredi Alizotin Bis. Duke e reklamuar si sukses spektakolar ata i thane publikut se Bengasi, sikur te ishte truri, u tregoi gjithçka per banden dhe grabitjen, Elbasanin dhe Krujen e picerine, paçka se sipas tyre ai kishte marre pjese vetem ne lyerjen me boje ne servis te mikrobuzit famoz me mbishkrimin policia tatimore.

Madje e zbuluan Alizotin e dyte nga gjurmet e gishtrinjve te tij qe u gjeten ne mikrobuz. Njelloj si Alizoti, bashkepuntori me gjithe kontributin e tij u sigurua me masen arrest me burg.

Te arrestuarit e tjere qe jane viktima te nje farse te turpshme kriminale mbahen ne qeli prej tre ditesh pa avokat dhe ne terror me shpresen se do te pranojne akuzat fallco te Alizotit bis. Turp! Krim!

Narkoshteti pasi vodhi parate dhe i “dogji” ato, tani vrapon ti mbuloje me koka turku.

Ti shporrim, ti shporrim, ti shporrim kalbesirat! sb

Të këshilluara

Soreca takim me Bashën në selinë e PD

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca është duke zhvilluar një takim në selinë e Partisë Demokratike me kreun e kësaj partie, Lulzim Bashën. Kr...

17:27

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI