Flash

Reagon Gazment Bardhi: Pse partia e Patozit nuk mund të hyjë në zgjedhje

Lapsi.al 23 April 2019
Reagon Gazment Bardhi: Pse partia e Patozit nuk mund të hyjë në

I pyetur për partinë e re të krijuar nga Astrit Patozi, “Bindja Demokratike”, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, tha se vendimi është marrë një ditë pasi opozita vendosi për të mos u regjistruar në zgjedhje dhe se në këtë mënyrë janë bërë “fasadë e qeverisë”.

“Së pari shqiptarët janë të përfaqësuar nga ata që kanë votuar. Nuk mund të thuash se do përfaqësosh shqiptarët, kur shqiptarët nuk të kanë dhënë mandat përfaqësimi. E dyta, të pretendosh të hysh në zgjedhje, kur nuk ke krijuar ende parti, sepse sot ka skaduar afati, do të thotë se je duke i kryer një shërbim Edi Ramës, pasi si rregull, dhe këtu po flas si jurist, kjo parti nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje, sepse nuk është regjistruar në gjykatë.

Në zgjedhje nuk marrin pjesë kandidatët për parti politike, por marrin pjesë partitë politike. E vetmja rrugë apo mënyrë që kjo parti, kandidatë për të qenë parti për të qenë të saktë, të marrë pjesë në zgjedhje, do duhet që Edi Rama t’i japë një urdhër politik KQZ-së për ta regjistruar këtë parti në zgjedhje. Nëse kjo ndodh, besoj se shqiptarët kuptojnë realitetin se ku është krijuar kjo parti dhe kujt i shërben kjo parti e krijuar” – tha Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI