Flash

Grabitja në Rinas/ I penduari rrëfen detajet, çfarë zbuloi para hetuesve

Lapsi.al 24 April 2019
Grabitja në Rinas/ I penduari rrëfen detajet, çfarë zbuloi

Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të bindë Alkond Bengasin që të bashkëpunojë në funksion të zbardhjes së grabitjes së 9 prillit në Rinas.

Ditën e djeshme, Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve, ndërsa burime konfirmojnë se Bengasi ka dhënë informacione të vlefshme për hetimin dhe do të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.  

Bengasi është i pari i arrestuar si i përfshirë në grabitjen që tronditi opinionin publik dy javë më parë, ndërsa hetuesit e zbuluan atë nga shenjat e lëna në furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, të përdorur nga organizatorët e grabitjes për të hyrë në Aeroportin e Rinasit dhe vjedhur disa thasë me vlera të ndryshme monetare.

Pas identifikimit të tij, 34- vjeçari është shoqëruar në Polici ditën e shtunë, 20 prill, ku edhe ka treguar se ka marrë pjesë në modifikimin e furgonit, si dhe emrat e disa prej personave të përfshirë në të ashtuquajturën supergrabitja, ku humbi jetën nga shkëmbimi i zjarrit me Policinë, Admir Murataj, shkruan panorama.

Ky i fundit, i shpallur më herët në kërkim për 3 grabitje të blindave gjatë rrugës për në Rinas. Në dëshminë e tij mësohet se Bengasi ka nxjerrë edhe emrin e Klement Çalës dhe të vëllait të tij, të shpallur në kërkim nga autoritetet, ndërsa do të jenë veprimet e tjera hetimore të Krimeve të Rënda, që do të verifikojnë vërtetësinë e thënieve të tij.

HETIMET

Shenja e gishtit e lënë në furgonin e modifikuar, ka bërë që hetuesit të identifikojnë Bengasin, ndërsa ky i fundit ka nxjerrë emrat e të paktën 9 personave, 3 prej tyre të arrestuar.

Prokuroria dhe Policia, me anë të metodave speciale të hetimit, ka vënë nën përgjim një sërë numrash, duke bërë kështu identifikimin e disa personave që dyshohet se janë pjesë e grupit që grabiti rreth 5.8 milionë euro në Aeroportin e Rinasit. Alkond Bengasi mësohet se kishte 6 muaj që punonte në servisin e marrë me qira nga vëllai i Klement Çalës, Eldi Çala, të cilët dyshohet se janë ndër organizatorët e grabitjes, shkruan panorama.

Nga hetimet e deritanishme, burime thonë se pjesë e grupit që në një formë apo në një tjetër kanë marrë pjesë në grabitje, janë 9 persona, për të cilët po punohet që të arrestohen. Ndërkohë, mesditën e djeshme, Gjykata për Krime të Rënda zhvilloi me dyer të mbyllura seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj Alkond Bengasit, i cili u përfaqësua nga një avokat i caktuar kryesisht, kjo pasi nuk pranoi mbrojtjen nga avokati i gjetur nga familja.

Si përfaqësues të Akuzës, në seancë ishin dy prokurorët Arenc Çela dhe Klodian Braho, të cilët pas relatimit të provave dhe dëshmisë së Bengasit, i cili nuk ka folur para Gjykatës, kërkuan caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për të.

Gjatë ditës së sotme pritet që para Gjykatës për Krime të Rënda të dalin 3 të arrestuarit e tjerë për grabitjen e miliona eurove në Rinas, Oltion Veseli, Renaldo Sula dhe Saimir Çela, shkruan panorama.

Këta persona akuzohen nga Prokuroria për veprat penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, “Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Vrasje e Punonjësve të Policisë”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI