Flash

Shkodër/ Arrestohen 4 persona, 2 prej të cilëve të shpallur në kërkim

Lapsi.al 24 April 2019
Shkodër/ Arrestohen 4 persona, 2 prej të cilëve të shpallur

Katër persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Shkodrës, dy prej të cilëve akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa dy të tjerë ishin shpallur në kërkim.

Ka qenë telefonata e qytetarëve ajo e cila ka ndihmuar efektivët e Shkodrës për të arrestuar dy nga katër personat. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy adoleshentë në qytetin verior, të cilët akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë:

Shkodër Bashkëpunimi me qytetarët vë në pranga dy shtetas për shpërndarje të lëndëve narkoitke. Njëkohësisht si rezultat i kontrolleve kapen dhe ndalohen edhe dy persona të tjerë të shpallur në këkrim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra nga qyetarët, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasëve: M. D, 31 vjeç, banues ne fshatin Stajkë, Vau i Dejës pasi u kap në flagrancë me doza lëndë narkotike Canabis Sativa. Si dhe A. S. 29 vjeç, banues në Shkodër , pasi u kap në flagrancë për kryerjen e veprës penale të “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe dy adoleshentë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Gjithashtu nga strukturat D. V. P. Shkodër gjatë kontrolleve të ushtruara në lokale nate dhe në akse rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve të shpallur në kerkim: B. M. 61 vjeç, banues ne lagjen ‘Salo Halili” Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka denuar me 4 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes së mbetur në tentative” parashikuar nga neni 134/1-22 të Kodit Penal A. R. 42 vjeç, banues në Shkoder, pasi Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale të “Deklaratë e rremë” parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Vlorë/ 11-vjeçarja vetëvaret në banesë

Një 11-vjeçare është dërguar pa shenja jete prej familjarëve të saj në spitalin e qytetit të Vlorës. Familjarët e të miturës kanë deklaruar në spital se e ki...

12:36

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI