Flash

Patozi fton qytetarët të votojnë "Bindjen Demokratike": 'Koha për të rrëzuar partitokracinë'

Lapsi.al 24 April 2019
Patozi fton qytetarët të votojnë "Bindjen Demokratike":

Ish-deputeti i PD, Astrit Patozi, i cili së fundmi ka krijuar një forcë të re politike, të quajtur "Bindja Demokratike", tregon se kjo parti e legjitimuar tashmë do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Patozi, teksa ka falenderuar të gjithë ata që kanë firmosur për krijimin e kësaj force të re politike, ka shtuar se rrëzimi i "partitokracisë" dhe ndryshimi i sistemit aktual duhet të jenë arsyet pse qytetarët duhet të votojnë në këto zgjedhje partinë e përfaqësuar prej tij.

"Falenderime, mirënjohje dhe respekt për ata mijëra burra dhe gra nga e gjithë Shqipëria, që nëshkruan në kohë rekord, por edhe e mbështetën duke e uruar që në ditën e parë lindjen e "BINDJES DEMOKRATIKE"!

Ata janë themeluesit e saj të vërtetë, ndaj të cilëve do të ndjehemi të detyruar gjithmonë.

Koha do të tregojë shumë shpejt se ne bëmë gjënë e duhur në një kohë të vështirë për vendin, pasi krijuam BINDJEN se ishte çasti që të merrnim të gjitha përgjegjësitë tona.

Por deri atëherë, ne do të rendim me shpejtësi, duke ftuar të na bashkohet çdo qytetar që kërkon ndryshimin e kësaj gjendjeje dëshpëruese në Shqipëri për shkak të sistemit dhe qeverisjes së gabuar.

Ka ardhur momenti që secili prej nesh duhet të marrë një vendim për të dhënë një kontribut që ta rrëzojmë partitokracinë, sepse ajo ushqen autoritarizmin, korrupsionin, abuzimin me pushtetin, padrejtësinë dhe pabarazinë e frikshme para ligjit", është shprehur Patozi.

 

Të këshilluara

Durrës, gjendet e mbytur në det një grua

Një grua e moshuar është gjetur e mbytur në Durrës. Ngjarja është njoftuar ditën e sotme nga policia lokale. Dyshimet janë që ngjarja të jetë një vetëvrasje. P...

14:35

Vlorë/ 11-vjeçarja vetëvaret në banesë

Një 11-vjeçare është dërguar pa shenja jete prej familjarëve të saj në spitalin e qytetit të Vlorës. Familjarët e të miturës kanë deklaruar në spital se e ki...

12:36

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI