Flash

Gazmend Bardhi: Partia e Patozit nuk i përket opozitës, ai nuk flet kundër Ramës

Lapsi.al 24 April 2019
Gazmend Bardhi: Partia e Patozit nuk i përket opozitës, ai nuk flet

“PD është e vendosur për të pamundësuar zgjedhje fallco në Shqipëri. Mesa duket, zoti Patozi ka vendosur që t’i shërbejë të kundërtës, pra të jetë pjesë e zgjedhjeve fallco dhe farsë në Shqipëri. Është zgjedhja e tij, shqiptarët dinë të gjykojnë”.

Janë fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në një intervistë për ABCNEWS i pyetur për deklaratat e Astrit Patozit, koordinatorit të partisë “Bindja Demokratike”.

“Ju nuk mund të thoni që “është krijuar një parti, e cila nuk është krijuar ende dhe kjo është opozitare”. Pasi të kesh krijuar partinë, gjatë qëndrimeve që mban në aktivitetin tënd politik, identifikohesh si opozitare apo qeveritare.

Zoti Patozi ishte në studion tuaj dhe po të më thoni apo të mbani mend ndonjë fjali që tha kundër Edi Ramës, ju lutem, ma kujtoni. Ma thoni. Në 30 minuta në intervistën tuaj, foli vetëm kundër PD, nuk foli kundër Edi Ramës.

Prandaj, duhet të jemi të sinqertë me shqiptarët. Opozitar të bën vetëm veprimtaria politike. Sa për pjesëmarrjen në zgjedhje, në përputhje më kushtetutën dhe ligjin, kjo parti nuk merr dot pjesë në zgjedhje, sepse nuk është regjistruar akoma në gjykatë, ndërkohë, që afati i regjistrimit të partive politike për të marrë pjesë në zgjedhje ka përfunduar dje.

 

Nëse Edi Rama, për interesat e veta, do të urdhërojë politikisht anëtarët e vet në KQZ që të shkelin ligjin për ta regjistruar këtë parti, besoj se ua qartëson shpejt shqiptarëve nevojën për krijimin e kësaj partie” – tha Bardhi që është i sigurt se forca e re nuk do të marrë vota nga PD.

“Asnjë rrudhje të PD nuk ka për të pasur. Të jeni të sigurt se, siç kemi rritje gjatë këtyre muajve të fundit, rritja e pandalshme e PD do të vijojë. Ju ftoj të kërkoni, statutin, nismëtarët, firmëtarët e kësaj partie për të parë edhe se kush ka firmosur për krijimin e kësaj partie dhe për të qartësuar publikun.

E përsëris, opozitar bëhesh, kur ke filluar veprimtarinë politike dhe ke një aksion politik kundër qeverisë. Do të duhet të jemi të sinqertë me shqiptarët, sepse I vendosim epitetin dhe pastaj e zhvillojmë debatin sipas epiteteve që nuk qëndrojnë” – tha Bardhi që shtoi:

“Cila është partia opozitare ju lutem, se unë nuk njoh ndonjë parti opozitare që të jetë regjistruar në zgjedhje. Dhe po e përsëris, partia nuk është regjistruar akoma dhe nuk merr dot pjesë në zgjedhje ligjërisht. E vetmja mundësi për të marrë pjesë në zgjedhje është ndihma e Edi Rama. Nuk e di nëse janë të gatshëm themeluesit, që të pranojnë tani ndihmën e Edi Ramës” – tha Bardhi.

Të këshilluara

Riatdhesohen 36 azilantë shqiptarë

Të tjerë shtetas shqiptarë janë kthyer nga vendet e Bashkimit Europian pasi kanë shkelur kushtet e lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Sipas policisë, në aeropor...

20:28

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë

Është shpallur fajtor ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani. Gjykata Themelore e Prishtinës e ka gjetur fajtor Ferid Aganin dhe ish-sekretarin e kësaj minist...

18:32

“LIBRA” pa kryetar në zgjedhje

Partia politike LIBRA do të jetë pjesë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, pavarësisht debateve për drejtuesin e saj. Sekretari organizativ i kësaj partie, Gj...

17:10

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI