Flash

Rama mbledhje 4-orëshe me kryesinë e PS-së: Nuk shkojmë në zgjedhje pa "opozitën"

Lapsi.al 24 April 2019
Rama mbledhje 4-orëshe me kryesinë e PS-së: Nuk shkojmë

Ka zgjatur më shumë se 4 orë mbledhja e kryesisë së PS-së. Burime të lapsi.al thanë se në qendër të saj kanë qenë 3 pika. Së pari është diskutuar për situatën politike në vend, së dyti menaxhimi dhe përgatitja për fushatën elektorale dhe së treti përzgjedhja e 61 kandidatëve për bashkitë.

Në përfundim të mbledhjes, ministrja e marrëdhënieve me parlamentin Elisa Spiropali tha se nuk do shkohet në zgjedhje pa opozitën dhe zgjedhjet nuk mund të ndalohen vetëm sepse disa parti politike kanë vendosur t'i bojkotojnë.

"Disa parti kanë vendosur të dalin nga sistemi politik. Ne kemi diskutuar për zgjedhjet e 30 qershorit sepse jemi të vendosur të garantojmë një proces zgjedhore me shqiptarët dhe për shqiptarët. Ne nuk do shkojmë në zgjedhje pa opozitën” – tha Spiropali që me fjalën “opozitë” duket se iu referua partive të tjera që marrin pjesë, por jo PD-së dhe aleatëve të saj.

“Ato janë disa parti politike që kanë zgjedhur të mos marrin pjesë në zgjedhje. Atë vendim e kanë marrë prej frikës. Ne mendojmë se shqiptarët duhet të kenë zgjedhje. Ne nuk jemi këtu për të negociuar. Ne jemi një forcë politike që i përgjigjemi kërkesës për t'u zgjedhur. Ne nuk do marrim pjesë në luftë, por në zgjedhje” – tha Spiropali.

Të këshilluara

I nxehti saharian “pushton” Shqipërinë

I gjithë Ballkani është përfshirë nga rryma ajri me origjinë nga Saharaja të cilat kanë pasur ndikim në vendin tonë duke sjelle rërën sahariane dhe temperatura ...

20:50

Riatdhesohen 36 azilantë shqiptarë

Të tjerë shtetas shqiptarë janë kthyer nga vendet e Bashkimit Europian pasi kanë shkelur kushtet e lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Sipas policisë, në aeropor...

20:28

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI