Flash

Detaje të reja/ Kush është ish-policja në kërkim për grabitjen e Rinasit

Lapsi.al 24 April 2019
Detaje të reja/ Kush është ish-policja në kërkim

Edlira Bici, ish-efektive policie është shpallur në kërkim në orët e fundit lidhur mbi grabitjen e ndodhur në Rinas më 9 prill. Ajo dyshohet se i ka vënë zjarrin furgonit të tretë që u gjend i djegur në Bathore. Kjo lëvizje e grabitësve u bë për të shpërqendruar policinë në mënyrë që ata të largoheshin në drejtimin e kundërt.

Deri në vitin 2015, 31-vjeçarja ka punuar në Komisariatin e Policisë në Kombinat dhe më pas është transferuar në Komisariatin e Vlorës. Bici u lirua nga detyra pas grabitjes së blindave në Rinas në vitin 2017 ku u dyshua se ishte bashkëpunëtore.

Nga ajo kohë nuk është ditur asgjë për të. Sipas Prokurorisë, Bici dyshohet se ka pasur njohje me Admir Murataj, që thuhet se mbeti i vrarë pas grabitjes dhe konsiderohet si koka e grupit. Burimet thonë se ajo ka pasur lidhje intime me njërin nga anëtarët e grupit të grabitësve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

I nxehti saharian “pushton” Shqipërinë

I gjithë Ballkani është përfshirë nga rryma ajri me origjinë nga Saharaja të cilat kanë pasur ndikim në vendin tonë duke sjelle rërën sahariane dhe temperatura ...

20:50

Riatdhesohen 36 azilantë shqiptarë

Të tjerë shtetas shqiptarë janë kthyer nga vendet e Bashkimit Europian pasi kanë shkelur kushtet e lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Sipas policisë, në aeropor...

20:28

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë

Është shpallur fajtor ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani. Gjykata Themelore e Prishtinës e ka gjetur fajtor Ferid Aganin dhe ish-sekretarin e kësaj minist...

18:32

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI