Flash

Rrëfehet Ridvan Bode: Pse pranova ofertën e Edi Ramës dhe e ardhmja në politikë

Lapsi.al 24 April 2019
Rrëfehet Ridvan Bode: Pse pranova ofertën e Edi Ramës dhe e

Për herë të parë ish-ministri i Financave Ridvan Bode ka rrëfyer si e mori propozimin nga kryeministri Edi Rama për të qenë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. I ftuar në emisionin “A2 Business Week” Bode u shpreh se nuk ka pasur asnjë kontakt me Kryeministrin më parë, ndërsa thotë se propozimi ishte me mesazh dhe me anë të një individi.

“E vërteta është se nuk kam pasur asnjë kontakt me zotin Rama më përpara. Ka qenë një ftesë e tij, një propozim i tij me mesazh dhe përmes një individi. Kam diskutuar me njerëzit që kam bashkëpunuar gjatë dhe kam marrë këtë vendim, duke konsideruar një pozicion që nuk ka të bëjë fare me politikën, aq më pak me qeverinë, një pozicion në të cilin mund të jap kontributin tim dhe eksperiencën time të gjatë në fushën e financave publike dhe në fushën e ekonomisë së vendit. Po ashtu, me interes për të kontribuuar në vijimësi edhe me dijet e mia në një institucion shumë serioz dhe shumë kredibël të vendit”, - tha Bode.

Më tej, Bode theksoi se ky ishte edhe një vendim për të deklaruar shkëputjen përfundimtare nga politika.

“Ishte një zgjidhje e imja për të deklaruar edhe publikisht shkëputjen nga politika, e cila është përfundimtare. Derisa unë pranova të marr pjesë në një institucion të tillë që ka një mandat të gjatë do të thotë se e konsideroj një gjë të mbyllur”, - tha Bode.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

I nxehti saharian “pushton” Shqipërinë

I gjithë Ballkani është përfshirë nga rryma ajri me origjinë nga Saharaja të cilat kanë pasur ndikim në vendin tonë duke sjelle rërën sahariane dhe temperatura ...

20:50

Riatdhesohen 36 azilantë shqiptarë

Të tjerë shtetas shqiptarë janë kthyer nga vendet e Bashkimit Europian pasi kanë shkelur kushtet e lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Sipas policisë, në aeropor...

20:28

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë

Është shpallur fajtor ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani. Gjykata Themelore e Prishtinës e ka gjetur fajtor Ferid Aganin dhe ish-sekretarin e kësaj minist...

18:32

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI