Flash

Flet Patozi: Po i shërbej Ramës? Koha do të tregojë se...

Lapsi.al 24 April 2019
Flet Patozi: Po i shërbej Ramës? Koha do të tregojë se...

Akuzat për të nga PD janë të drejtpërdrejta se “po i shërben Edi Ramës dhe qeverisë”. Por Astrit Patozi e hedh poshtë këtë akuzë. Në emisionin “Opinion” tha se çdokush ka të drejtë të jetë skeptik.

“Në asnjë mënyrë nuk i shërbejmë Edi Ramës. Ju jeni në të drejtën tuaj të jeni skeptik. Edhe historia e politikës shqiptare e tillë ka qenë. Koha është ajo që do e provojë”, - tha Patozi.

Emra të rëndësishëm që ishin pjesë e PD duket se nuk do të jenë në rrugën e tij. “Bindjes Demokratike” nuk do t’i bashkohen as Jozefina Topalli, as Arben Imami apo Ridvan Bode. Edhe Rudina Hajdari nuk do të jetë pjesë e partisë së re. Astrit Patozi tha se kishte biseduar me deputeten për krijimin e partisë së re.

“Me zonjën Hajdari kam folur për çështje të tjera dhe për këtë, kam respekt maksimal. Është një lloj talenti. Talent politik do të thotë njeri që merr qëndrime dhe vendime të duhura. Për mua është e tillë. Ne kemi diskutuar për këtë projekt, ajo ishte shumë e prirur dhe e ka thënë në parlament që opozita ta marrë pjesë në zgjedhje. Me PD ajo s’ka lidhje”.

Patozi thotë se është gati të bëjë koalicion me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, por vetëm me një kusht: “Të jenë të gatshëm të ndryshojnë sistemin zgjedhor”.

“Nëse na përputhen synimet në bëjmë koalicion. Unë jam gati të bëj koalicion me Ramën, Lulzim Bashën apo Monikën, mbi bazën e ndryshimit të kodit elektoral”, - theksoi ai.

Sipas tij pavarësisht paralajmërimeve nuk do të ketë një përplasje civile mes palëve.

“E konsideroj vëllavrasëse një përplasje civile, atë dhe që paralajmërojnë që kjo mund të ndodhi e konsideroj terrorizëm politik. Por asgjë nuk ka për të ndodhur. Në rast se Edi Rama dhe çifti Basha-Kryemadhi do të lihen vetëm janë gati t’i vënë flakën Shqipërisë”.

Sa i përket lidhjes me Edi Ramën, ai tha se ka bashkëpunuar dy herë me të.

“Unë me Edi Ramën kam bashkëpunuar me dy raste. Para 3-4 ditësh shkova bëra një check-up. Kam bashkëpunuar dhe njëherë tjetër dhe ishte i vetmi rast kur e kam takuar zotin Rama.

E kam takuar para disa viteve, kemi qenë ulur në një tavolinë. Unë kam pirë kafe të shkurtër dhe ujë pa gaz, ai nuk e di se çfarë ka pirë. Në atë tavolinë ka qenë Sali Berisha, Ilir Meta, Gramoz Ruçi dhe Shpëtim Idrizi” – tha Patozi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

I nxehti saharian “pushton” Shqipërinë

I gjithë Ballkani është përfshirë nga rryma ajri me origjinë nga Saharaja të cilat kanë pasur ndikim në vendin tonë duke sjelle rërën sahariane dhe temperatura ...

20:50

Riatdhesohen 36 azilantë shqiptarë

Të tjerë shtetas shqiptarë janë kthyer nga vendet e Bashkimit Europian pasi kanë shkelur kushtet e lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Sipas policisë, në aeropor...

20:28

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI