Flash

Humbin jetën në aksident babë e bir, publikohen pamjet nga pasagjerët (video)

Lapsi.al 17 April 2019
Humbin jetën në aksident babë e bir, publikohen pamjet nga

Një aksident i rëndë automobilistik ka rezultuar fatal për dy pjesëtarë të së njëjtës familje, atë e bir, 42 dhe 9 vjeç nga Tropoja. Ngjarja ku mbetën të lënduar edhe 6 shtetas të tjerë shqiptarë, ka ndodhur ditën e premte në fshatin Korenicë të Gjakovës. Mësohet se 42-vjeçari ka ngarë me shpejtësi një autoveturë të tipit “Golf”, që për pasojë është përplasur me një mjet tjetër.

Ditën e sotme është publikuar një video që shfaq momentin e përplasjes, përmbajtje e filmuar rastësisht nga vetë protagonistët e mbijetuar të aksidentit. Viktimat dhe të lënduarit e aksidentit ishin të gjithë banorë të Tropojës, me përjashtim të një shtetaseje angleze.

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku dy meshkuj shtetas të Shqipërisë kanë pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona tjerë që të gjithë shtetas të Shqipërisë, të cilët janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, shkruhet në deklaratën e lëshuar për mediat nga Policia e Gjakovës.

[video width="1280" height="960" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/04/uFz5fWC2WbYjuHh6QAkp_17_510cebfd3dbf704f37e41e60f37b1b1e_video_720p_converted.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI