Flash

Tension tek 'Bregu i Lumit'/ Policia kap për fyti Klevis Balliun (VIDEO+FOTO)

Lapsi.al 17 April 2019
Tension tek 'Bregu i Lumit'/ Policia kap për fyti Klevis Balliun

Një banor i zonës, i cili tentoi të çante kordonin e policisë për të shkuar tek banesa e tij, ka shkaktuar tension te ‘Bregu i Lumit’ në Tiranë.

Dy ish-deputetët e opozitës, Klevis Balliu dhe Endrit Braimallari janë konfrontuar fizikisht me forcat e policisë në përpjekje për të ndihmuar qytetarin Agim Peposhi.

Ky i fundit pretendoi se nuk ka patur mundësi t’i largonte pajisjet e shtëpisë teksa u shoqërua në orët e para të kësaj të mërkure në komisariatin e policisë. Në pamjet e mëposhtme duket qartë momenti kur  efektivi i policisë kap për fyti ish-deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliun, ndërsa për asnjë çast nuk kanë munguar shtyrjet nga të dyja palët

Përpjekja e të riut, por edhe e dy ish-deputetëve të opozitës rezultoi e kotë pasi kordonin i policisë mbeti i pacënuar. Forcat e policisë ndryshe nga java e kaluar nuk kanë përdorur gaz lotsjellës kundrejt banorëve.

Gjurma e lotit të tretë për “Bulevardin e Ri” parashikon të prishë 38 shtëpi, ndërsa deri tani janë shembur dhjetë prej tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI