Flash

Basha: Në 30 qershor nuk do ketë zgjedhje lokale

Lapsi.al 16 April 2019
Basha: Në 30 qershor nuk do ketë zgjedhje lokale

Lulzim Basha thotë se e ka të qartë rrugën ku po e çon opozitën

“Ne jemi sot në një pikë përplasjeje pa kthim dhe kjo përplasje do të marrë përmasa parapolitike në qoftë se nuk zgjidhet me të vetmen rrugë që parashtruar opozita. Cila është rruga? Largimi i menjëhershëm i njeriut që e ka sjellë vendin në këtë pikë, në pikën që po kthen vizat për shqiptarët.

Një qeveri tranzitore, roli i parë i të cilës është t’ja zgjidhë duart prokurorisë, ato çështje të hetohen, ata politikanë që janë kapur, janë përgjuar – nuk janë fantazitë e mia – duke u thënë kriminelët mbush këtë kuti, bli këto vota, fut këtë kriminel në listën e Durrësit, - këta duhet të shkojnë para drejtësisë, nga i pari tek i fundit.

Po s’ndodhi kjo nuk është thjesht e vetëm se s’do ketë zgjedhje, por absolutisht vizat do të kthehen dhe Shqipëria do tê rrethohet me mur” –tha Basha në një intervistë për emisionin “Tempora në Ora Neës.

Basha thotë i sigurt se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale.

“Data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet. Zgjedhje lokale me 30 qershor nuk ka për të pasur. Ka më drejt se kjo?!

Pa u ndëshkuar krimi elektoral; duke filluar me krimin elektoral të pushtetit vendor me Dibrën e 2016-ës, pa u ndëshkuar përgjegjësit për krimet elektorale, as që mund të mendohet të garantohet një proces zgjedhor. Derisa nuk garantohet një proces zgjedhor si mund të ketë zgjedhje fallco. Zgjedhje fallco nuk do të ketë” – tha Basha që iu përgjigj edhe deklaratave të diplomatit amerikan Methju Palmer që tha se kjo qeveri është legjitime dhe se shkuarja në zgjedhje pa opozitën do të ishte fatkeqësi dhe se ajo do të duhej të ishte në Parlament.

“Opozita ka kërkuar të jetë në parlament, por nuk ka pasur parlament. Dhe opozita do që të marrë pjesë në zgjedhje, por nuk pranon më zgjedhje fallco. Ne, opozita dhe qytetarët që duan t’i japi fund tranzicionit, kemi marrë një vendim: zgjedhje fallco nuk ka më. Çfarë kërkojmë ne?! Zgjedhje me standarde evropiane” –tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Basha: Ju them pse na riktheu vizat Holanda

Kreu i PD-së, Lulzim Basha thotë se Holanda nuk po ndëshkon shqiptarët, por qeverinë e Shqipërisë. Duke folur në emisionin “Tempora” në RTV ORA ai tha se parlam...

21:43

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI