Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Vettingu, përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë numri dy i Prokurorisë së Tiranës

Lapsi.al 16 April 2019
Vettingu, përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e ish zv.drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, Arben Nela

Arben Nela u shkarkua në korrik të vitit të kaluar nga KPK-ja, pasi nuk kishte deklaruar në kohë blerjen e një apartamenti.

VENDIMI I PLOTË I KOLEGJIT TË APELIMIT

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj relatore dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo, sot, më datë 16.04.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.28/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Nela kundër vendimit nr. 44, datë 23.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a”, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 44, datë 23.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Nela.

2. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot në Tiranë, më datë 16.04.2019.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Elbasan

Një 50 vjeçar është përfshirë pak minuta më parë një aksident vjedjeprurës. Shtetasi nga Cërriku, po udhëtonte me motoçikletë, kur la dalë jashtë rruge. Ngjarja...

18:25

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI