Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Artan Fuga flet për pezullimin e rektorit Mynyr Koni: Ligji lë hapësirë për ndërhyrje politike

Lapsi.al 16 April 2019
Artan Fuga flet për pezullimin e rektorit Mynyr Koni: Ligji lë

Akademiku Artan Fuga duke folur për konfliktin e hapur mes Qeverisë dhe Rektorit të UT-së, Mynyr Koni, tha se është cënuar autonomia universitare. Siç dihet ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka pezulluar Konin dhe i ka kërkuar Presidentit Meta shkarkimin e tij. Kjo sipas Fugës është ndërhyrje në punën e universitetit dhe verteton edhe një herë se problemi mbetet tek Ligji i Arsimit të Lartë që lë hapësirë për ndërhyrje politike.

Duke folur për Mirela Milorin në Abc News, Fuga u shpreh se “në kulturën time universitare nisem nga dy parime të mëdha: Parimi i autonomisë dhe në parimin e autonomisë unë kërkoj dhe aspiroj që universitet shqiptare të kenë mekanizma të brendshëm. Kur flitet për Ligjin e Arsimit të Lartë, thuhet se ka autonomi. Në momentin kur unë jam brenda një agjencie autonome dhe nuk jam në dijeni, duket se ka një problem. Nga politika vjen një zgjidhje “ad-hoc” dhe unë kam tendencën të them që sistemi brenda nuk funksionon dhe unë jam i cenuar në autonominë time edhe nëse qëllimi i Ministres është i mirë. Unë jam i cenuar në autonominë time.

Parimi i dytë; Unë i përmbahem demokracisë universitare. Unë kam dhënë votën ose dhe mund të mos e kem dhënë e kanë dhënë kolegët e mi, dhe në një moment të caktuar thuhet se vota juaj do zerohet, do të bëhet “nul” sepse unë do të marr një vendim. Të dyja këto tregojnë se sistemi nuk funksionin. Unë i qëndroj vazhdimisht mendimin tim se ky kuadër ligjor do të prodhojë ndërhyrje politike”.

Kujtojmë se gjatë protestës së studentëve, të cilëve iu bashkangjiten edhe pedagogët, kërkesa kryesore ishte abrogimi (shfuqizimi) i Ligjit të Arsimit të Lartë. Kjo kërkesë nuk u pranua dhe nuk pranohet nga Qeveria.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Elbasan

Një 50 vjeçar është përfshirë pak minuta më parë një aksident vjedjeprurës. Shtetasi nga Cërriku, po udhëtonte me motoçikletë, kur la dalë jashtë rruge. Ngjarja...

18:25

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI