Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Zgjedhjet lokale shtyhen në vjeshtë? Flet nënkryetari i KQZ-së

Lapsi.al 16 April 2019
Zgjedhjet lokale shtyhen në vjeshtë? Flet nënkryetari i

Numërimi ka nisur mbrapsht për të interesuarit që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Zëvendëskryetari i KQZ-së, Denar Biba, tregon për A2CNN se kur skadojnë afatet për regjistrimin në zgjedhje.

“Deri në datën 21 prill është regjistrimi i partive politike, jo më vonë se 1 maji janë koalicionet dhe jo më vonë se 13 maji është regjistrimi i kandidatëve për kryetar”, thotë Biba.

Por rasti i Kavajës në 2017-ën, tregoi se pavarësisht datës së dekretuar të zgjedhjeve të pjesshme lokale më 7 maj dhe fletëve të votimit të përgatitura, apo edhe 18 qershori i zgjedhjeve parlamentare, i shtyre më 25 qershor treguan se ligjet mbeten vetëm në letër.

Por a mund të përsëritet i njëjti skenar, në rast se partitë politike të opozitës dhe mazhoranca mund të gjejnë dakordësi në moment të fundit?

Për Denar Bibën, një gjë e tillë do të çonte në shtyrjen e zgjedhjeve në vjeshtë.

“Pas datës 30 qershor nuk ka më periudhë zgjedhore përveçse në vjeshtë. I mbetet pastaj Presidentit, në bashkëpunim me partitë politike. Uroj që jo. KQZ është duke marrë masat për të prokuruar të gjithë infrastrukturën zgjedhore, ku ndër më kryesoret është fleta e votimit dhe në rast se ajo se do të printohet do të jetë e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur”, thotë Denar Biba.

Deri më tani, opozita jashtë parlamentare nuk ka artikuluar asnjë qëndrim që mund ta kthejë atë në ringun politik të 30 qershorit.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI