Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Emërohet kreu i ri i Drejtorisë së Policisë së Beratit

Lapsi.al 16 April 2019
Emërohet kreu i ri i Drejtorisë së Policisë së Beratit

Hasan Ahmetaj është emëruar në krye të Drejtorisë së Policisë së Beratit, ku ka shërbyer si drejtor edhe përgjatë intervalit njëvjeçar 1998-1999. Emërimi i Ahmetajt vjen pas largimit rreth 1 muaj më parë të Artion Dukës, i cili kaloi në krye të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë. Vendin e Dukës e mbajti përkohësisht zëvendësi i tij, Fatmir Hoxha, deri pasditen e djeshme, kur përgjegjësinë e drejtimit të Drejtorisë Policisë së Beratit e mori Ahmetaj.

Ahmetaj zotëron një karrierë të shkurtër në radhët e Policisë së Shtetit, ku ka mbajtur për disa vite poste të rëndësishme në fund të viteve '90.  Kreu i ri i Drejtorisë së Policisë së Beratit ka ushtruar më parë detyrën e drejtorit të Forcave Operacionale të Lëvizshme për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, prej vitit 2018 e deri në emërimin e tij në postin e tanishëm.  Ahmetaj mbaruar studimet e larta në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dega “Kufi”.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI