Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Në bankën e të akuzuarve, zbulohet data e nisjes së gjyqit ndaj Saimir Tahirit

Lapsi.al 16 April 2019
Në bankën e të akuzuarve, zbulohet data e nisjes së gjyqit

Saimir Tahiri do të ulet në bankën e të akuzuarve më 19 qershor. Pas përzgjedhjes së gjyqtarëve, sot është caktuar edhe data e seancës së parë ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

Tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen penale të Tahirit janë Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Procesi ndaj Tahirit do të zhvillohet me procedurë të përshpejtuar. Ish-ministri kërkoi gjykim të shkurtuar, pa pranuar akuzën, pasi këmbëngul se është i pafajshëm. Bashkë me të, të pandehur janë edhe tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode.

Prokuroria për Krime të Rënda i mbylli hetimet më 28 shkurt dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. Më 26 mars, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të nisë gjykimin ndaj ish-ministrit duke mos pranuar pushimin e çështjes.

Të këshilluara

(FOTO) Shkrumbohen dy makina në Elbasan

Gjatë orëve të vona të së hënës dy makina të parkuara para godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan janë përfshirë nga flakët. Nga verifikimi i kame...

09:24

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI