Gjykata për Krime të Rënda i dha kohë 2 javë prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratajt, procesi ndaj të cilit pritej të niste gjatë ditës së sotme.
Gjykata i kërkoi prokurorisë që përpos çertifikatës së vdekjes, të paraqesë edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës.
Seanca e radhës do të mbahet në 2 maj ora 9:00.
Kujtojmë se Murataj u vra pasditen e 9 prillit, në tentativë për të grabitur një shumë të majme parash në aeroportin e Rinasit.