Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Notre-Dame në flakë/ Macron: Trishtim! Trump: Ndërhyni shpejt nga ajri!

Lapsi.al 15 April 2019
Notre-Dame në flakë/ Macron: Trishtim! Trump: Ndërhyni shpejt nga

Kanë bërë xhiron e botës pamjet e shkrumbimit të katedrales ‘Notre-Dame’ të Parisit. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kulla e lartë 96 metra u shemb.

Dyshimet janë se shkak për zjarrin janë bërë punimet për restaurimin me një vlerë 6 milionë euro. Vitin e shkuar, Kisha Katolike në Francë kërkoi me ngulm që të jepen fonde për katedralen, pasi ajo kishte nisur të shembej.

Presidenti i Francës, Emanuel Macron në një postim në Twitter shkroi: "Notre Dame de Paris në flakë. Emocioni i një kombi të tërë. Pranë të gjithë katolikëve dhe të gjithë francezëve. Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët tanë, unë jam i trishtuar të shoh këtë pjesë tonën duke u djegur".

Për ngjarjen reagoi edhe presidenti amerikan, Donald Trump. “Çfarë tmerri të shohësh zjarrin masiv në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Ndoshta duhet ndërhyrë nga ajri për të shuar zjarrin. Veproni shpejt”.

Katedralja është ndër objektet më të vizituara në botë, nga mbi 13 milionë turistë në vit. Godina nisi ndërtimin në vitin 1160 dhe përfundoi në vitin 1260. Ajo është një shembull fin i arkitekturës gotike.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI