Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Alarmi që vjen nga Gjermania: ISIS po forcohet në internet

Lapsi.al 15 April 2019
Alarmi që vjen nga Gjermania: ISIS po forcohet në internet

Shërbimi Federal i Mbrojtjes Kushtetuese në Gjermani paralajmëron për të mos nënvleftësuar milicët terroristë të IS-it pas humbjes ushtarake në Siri. Milicët i nxisin tani përkrahësit sidomos në internet.

“Në çështjen e IS nuk mund të hiqet paralajmërimi", thotë presidenti i Shërbimit Federal të Mbrojtjes Kushtetuese, Thomas Haldenwang për gazetën “Welt am Sonntag”. I ashtuquajturi grupi i milicëve terroristë “Shteti Islamik” ekziston ende, me vështrim nga Europa “sidomos në drejtim të një kalifati cyber-virtual, që nxit përkrahësit për atentate terroriste dhe komandon aty ende përkrahësit për atentate të tilla.”

Numri i atyre që kjo zyrë federale i kategorizon si islamistë radikalë është rritur në vitin e kaluar në 300 vetë. “Ne llogarisim në Gjermani me rreth 2240 persona si potencial rreziku terrorist islamist. Ata mund të bëjnë në çdo kohë atentate apo të mbështesin një të tillë", shprehet Haldewang.

“Nuk është e mundur që gjithë këta persona të përgjohen 24 orë", theksoi kreu i Mbrojtjes Kushtetuese. Për çdo person nevojiten 40 nëpunës. Ne përqëndrohemi për këtë arsye tek ata që i konsiderojmë veçanërisht të rrezikshëm." Haldenwang i mbrojti planet, që në të ardhmen të përgjohen edhe shërbimet “messenger".

“Në telefonin klasik përgjojmë shpesh biseda pa rëndësi. Por në chat-e zhvillohen gjërat, që ne na mbeten të pazbuluara." Shqetësim përbëjnë për presidentin e Mbrojtjes Kushtetuese edhe të kthyerit e IS-it në Gjermani, e sidomos fëmijët e tyre që kanë qëndruar me familjet e tyre në territorin e dikurshëm të milicëve terroristë në Irak apo Siri.

“Ne pyesim veten: Po ngrihet këtu organizata e re terroriste?"/DW

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI