Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Gjykata lë në burg 3 protestues, PD: Burgosje politike

Lapsi.al 16 April 2019
Gjykata lë në burg 3 protestues, PD: Burgosje politike

Të arrestuarit pas protestës së 13 prillit kanë dalë sot në gjykatë për masën e sigurisë e cila ka vendosur të lërë në burg vetëm 3 nga 37 prej tyre. Për 2 të tjerë vendosi ‘arrest shtëpie’ dhe 32 të tjerët ‘detyrim paraqitje’.

Kështu Gjykata vendosi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Armando Gecaj, Edmond Bushin dhe Eneid Gjatën.

Prokuroria kërkoi burg për 16 prej tyre, ndërsa për 21 të tjerët ‘detyrim paraqitje’.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se ky vendim është politik. Sipas tij, Edi Rama po vijon t’i vendosë tjetër damkë vendit dhe kjo është “burgosja politike”.

Bardhi pohoi se qytetarët nuk ushtruan asnjë akt dhune në protestë, ndërsa masat e sotme janë vendim i radhës i kryeministri ndaj qytetarëve që janë mbështetës të opozitës dhe kundërshtarë të pushtetit.

“Qytetarët nuk kanë kryer asnjë akt dhune gjatë protestës. Asnjëri prej 40 të arrestuarve nuk ka kryer asnjë akt dhune. Prokuroria edhe sot shërbeu si vegël, sepse nuk ka asnjë provë. Ata janë të burgosur politikë. Edi Rama po i vendosë një tjetër damkë Shqipërisë dhe po bën çdo gjë për të mbajtur pushtetin kriminal. Protestuesit kanë qenë në protesta paqësore. Dhuna do t’i kthehet mbrapsht. Janë mbi 200 qytetarë që shoqërohen, janë mbi 10 të burgosur që mbahen në burg me urdhër të Edi Ramës”, tha ai.

37 persona u arrestuan pas protestës së opozitës së bashkuar, e cila u mbajt tre ditë më parë para godinës së kryeministrisë ndërsa dhjetëra të tjerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Për të ndjekur këtë proces ishin në ambientet e Gjykatës Penale edhe ish-deputetë të opozitës së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Këta të fundit pretendojnë se protestuesit janë arrestuar pa asnjë provë, por thjesht pse protestojnë dhe shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisjes së kryeministrit, Edi Rama. Krahas të arrestuarve, Policia njoftoi se ka proceduar në gjendje të lirë edhe 23 protestues, mes tyre edhe Gazmend Bardhin.

Të këshilluara

(FOTO) Shkrumbohen dy makina në Elbasan

Gjatë orëve të vona të së hënës dy makina të parkuara para godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan janë përfshirë nga flakët. Nga verifikimi i kame...

09:24

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI