Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Vuçiç: Na presin bisedime të vështira me zyrtarët shqiptarë

Lapsi.al 16 April 2019
Vuçiç: Na presin bisedime të vështira me zyrtarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk pret që takimi i 29 prillit me homologët e Kosovës në Berlin t'i japë zgjidhje problematikave mes dy vendeve.

Kreu i shtetit serb thotë se bisedimet e ndërmjetësuara nga presidenti francez Emanuel Makron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel me gjasë vetëm do të tentojnë afrimin e palëve në dialog.

Vuçiç: “Na presin bisedime të vështira me zyrtarët shqiptarë. Nuk do të jetë e lehtë as me Merkel dhe Makron, dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë zgjidhje konkrete. Aty do të flitet për taksën dhe a do të vazhdojë dialogu.”

Samiti joformal i Berlinit do të bëjë bashkë liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa mësohet se Kosova dhe Serbia do të përfaqësohen nga kryeministrat dhe presidentët e tyre.

Në takim pritet që të propozohet një dokument-kornizë se si mund të arrihet marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit.

Fillimisht mësohet se dokumenti nuk parashikon sheshimin e mosmarrëveshjeve përmes rikorrigjimit të kufijve, por në këmbim të stabilitetit në rajon Serbisë pritet t'i garantohet sovranitet më i madh në disa territore të Kosovës.

Ndërkohë udhëheqësit e Kosovës ndajnë qëndrime të kundërta për hapat që duhen ndërmarrë për t'u rikthyer dialogu.

Një ditë më parë kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh se nëse tema e territoreve nuk do të ishte shtruar nga pala ndërmjetësuese evropiane, palët me shumë mundësi do ishin pajtuar prej një viti.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI