Flash

Votimi i Holandës për rikthimin e vizave, Soreca: Qeveria shqiptare dhe holandeze të vijojnë bashkëpunimin

Lapsi.al 17 April 2019
Votimi i Holandës për rikthimin e vizave, Soreca: Qeveria shqiptare

Një ditë pasi parlamentarët holandezë votuan pro rikthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë, vjen reagimi i shefit të delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca. Në një deklaratë për mediat, Soreca ka nënvizuar se aktualisht shqiptarët mund të vijojnë të lëvizin të lirë në hapësirën “Shengen”, por i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare dhe asaj holandeze, të intensifikojnë bashkëpunimin për të luftuar migracionin e parregullt dhe rrjetet e krimit të organizuar. “Udhëtimi pa viza është një arritje fantastike për Shqipërinë dhe qytetarët që do të thotë se ka pasur një progres shumë të rëndësishëm dhe është për të gjithë qytetarët që prej vitit 2010. Ju e dini besoj që unë kam qenë në krye të këtij procesi që prej vitit 2010 dhe jam i bindur se autoritetet shqiptare do të marrin të gjitha masat që të ruhet kjo arritje fantastike që është bërë deri tashmë.”- është shprehur Soreca.

Në procesin e votimit të djeshëm në Parlamentin e Holandës morën pjesë të 150-të legjislatorët, mes të cilëve 105 shprehën vullnetin për pezullimin e liberalizimit të vizave, ndërsa 45 të mbeturit e refuzuan propozimin. Në total kanë qenë 9 parti politike (Partia Socialiste, PvdD, 50plus, VVD, SGP, CDA, CU, PVV, FVD) që dhanë 105 vota për të rikthyer vizat për shqiptarët.

Rikthimi i regjimit të vizave do ta kthente Shqipërinë shumë hapa pas në procesin e integrimit evropian, megjithatë, pavarësisht votimit të legjislativit holandez, propozimi mund të marrë karakter detyrues vetëm nga një vendim i Komisionit Evropian.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI