Flash

Basha i përgjigjet akuzave: Fëmijët e mi nuk jetojnë në Holandë

Lapsi.al 17 April 2019
Basha i përgjigjet akuzave: Fëmijët e mi nuk jetojnë në

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mohuar akuzat e kundërshtarëve të tij politikë në lidhje me faktin se familja e tij jeton në Holandë. Sipas Bashës, fëmijët e tij nuk kanë jetuar kurrë jashtë vendit. Ata shkollohen dhe jetojnë në Shqipëri.

Basha akuzon kundërshtarët politikë dhe median për amplifikimin e këtyre informacioneve, të cilat sipas tij nuk janë të vërteta.

“Fëmijët e mi jetojnë këtu dhe turp për ata gazetarë që, sa herë që karaktere të pështira si Erjon Veliaj apo dikush tjetër në studio u thonë se Basha ka familjen në Hollandë, njerëz që e dinë fare mirë se vajzat e mia janë këtu, jetojnë dhe shkojnë në shkollë këtu, këtyre u ka ngelur vetëm gënjeshtra. Edhe genjeshtrën ua thyen studentët, ua shkatërroi lëvizja studentore.

Por këtyre s’u ka mbetur asgjë tjetër përveç gënjeshtrës dhe, natyrisht, media që i shërbejnë gënjeshtrës, të cilat, për turpin e tyre, nuk janë thjesht media sot, por kanë mision vetëm të pasurojnë pronarët e tyre. Janë pjesë e problemit dhe duhet të japin llogari para publikut, njësoj si oligarkët dhe kriminelët.

Këta kanë zgjedhur të sakrifikojnë interesin publik, për të pasuruar veten e tyre, për të pasuruar miqtë e tyre, në kurriz të shqiptarëve”.

Të këshilluara

Basha: Ju them pse na riktheu vizat Holanda

Kreu i PD-së, Lulzim Basha thotë se Holanda nuk po ndëshkon shqiptarët, por qeverinë e Shqipërisë. Duke folur në emisionin “Tempora” në RTV ORA ai tha se parlam...

21:43

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI