Flash

Shpronësimet te "Bregu i Lumit", PD: Policia dhunë ndaj banorëve dhe ish-deputetëve

Lapsi.al 17 April 2019
Shpronësimet te "Bregu i Lumit", PD: Policia dhunë ndaj

Partia Demokratike ka denoncuar Policinë e Shtetit për ushtrim dhune mbi banorët e zonës periferike të kryeqytetit, “Bregu i Lumit”, ku po kryhet procesi i shpronësimeve. Përmes një njoftimi për mediat, PD-ja ka shpërndarë edhe një foto ku mund të shquhet momenti i përplasjes së ish-deputetit Klevis Balliu me efektivët e Policisë.

Sipas PD-së, fotoja në fjalë përbën një provë të pakundërshtueshme të dhunës së ushtruar ndaj banorëve dhe ish-deputetëve që i janë bashkuar qendresës së tyre. Në deklaratën e selisë blu theksohet se Policia ka sekuestruar disa aparatë celularë, në sajë të të cilëve janë filmuar përleshjet.

Në orët e para të mëngjesit, në vendngjarje kanë mbërritur fadromat e Inpektoritatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IMT), për prishjen e 7 objekteve prej 38 banesave në total, ku shtrihet “gjurma” e  projektit të “Bulevardit të Ri”. Aksioni i sotëm  pason shembjen e 7 banesave të tjera në javën e mëparshme, kur Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë banorët, të cilët kërkonin me ngulm dëmshpërblim financiar.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI