Flash

Thaçi: Nuk ka asnjë axhendë të fshehtë pas takimit në Berlin

Lapsi.al 17 April 2019
Thaçi: Nuk ka asnjë axhendë të fshehtë pas takimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se takimi në Berlin do të jetë vijimi i interesimit të Gjermanisë dhe Francës për rajonin dhe për Kosovën.

Me një reagim në “Facebook”, presidenti shkruan se nuk do të këtë asnjë plan që në takimin e Berlinit të propozohet për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ai sulmoi hapur edhe zërat kritikë, të cilët kanë aluduar për një marrëveshje të fshehtë të Thaçit gjatë qëndrimit të tij në Berlin.

“Për më tepër, nuk ka asnjë agjendë të fshehtë prapa këtij takimi. Presim që, në fund, ky takim të rezultojë me një deklaratë retorike të përgjithshme, paraprakisht të dakorduar mes pjesëmarrësve, e cila ndër të tjera do të rikonfirmojë së paku perspektiven evropiane të rajonit tonë, thellimin e reformave sidomos në sundimin e ligjit, si dhe do të theksojë domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Thaçi.

Gjithashtu presidenti thotë se do të ishte dëshpërues fakti se nëse Gjermania dhe Franca nuk do të harmonizonin kësaj here qëndrimet për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Për Kosovën do të ishte tepër dëshpëruese në rast se edhe në këtë takim, Franca dhe Gjermania, dështojnë të harmonizojnë qëndrimet e tyre për vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Kosova mbetet vendi i vetëm i izoluar në Evropë. Prandaj, të flasësh për perspektiven evropiane të Kosovës, qoftë edhe vetëm në mënyrë retorike, është më tepër se hipokrizi”-përfundon ai.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI